Ermonela Jaho bën shqiponjën në Teatrin Mbretëror të Spanjës

Publikuar tek: kulture-art, më 18:49 27-09-2016 Ermonela Jaho bën shqiponjën në Teatrin Mbretëror të Spanjës

Sopranoja e njohur  shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën.

Me potencën vokale dhe me interpretimin briliant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara.

Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello.

Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare.

Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa ka interpretuar rolin e saj në skenë.

Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interesim të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.

Mediat spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skena botërore, e fuqishme për role si ky i Desdemonës.

Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe i VI dhe Mbretëresha Leticia në Spanjë një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke shfaqur kujtimet e saj të mira.

Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë askë ta sjellë shpirtin e Xhyzepe Verdit në skenë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, nën kujdesin e Ilir Metës shfaqet dokumentari holandez ‘’Një histori përndjekëse’’
FOTOT që do t’ju mahnisin: Mjeshtrat korçarë sjellin magjinë në qytetin e serenatave »
Article Logic
Execution time: 0.019702911376953
array(1) { ["section"]=> string(66) "ermonela-jaho-ben-shqiponjen-ne-teatrin-mbreteror-te-spanjes-54314" }