Ermonela Jaho financon një vajzë jetime, i kujton diçka

Publikuar tek: kulture-art, më 10:51 22-02-2015 Ermonela Jaho financon një vajzë jetime, i kujton diçka

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka ndërmarrë një nismë shumë humane. Ajo po kujdeset për shkollimin e një fëmije jetim të shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”.

Jaho në një intervistë për gazetën Panorama ka thënë se një gjë të tillë e ka menduar prej kohësh por e konkretizoi vetëm në momentin që morri vesh se shkolla "Ernest Koliqi" kishte ofruar një bursë studimi për një nga fëmijët e shtëpisë “Zyber hallulli’ në Tiranë.

“Siç duket edhe pse do të bësh diçka , duhet një ngacmim që të bëhet realitet. Vendosa që bashkë me tim shoq të japim kontributin tonë edhe për një fëmijë tjetër. Pra sot janë dy vajza nga shtëpia e fëmijës që kanë nisur studimet në këtë shkollë”, thotë sopranoja jaho.

Ajo thotë se dëshiron që të tilla veprime të nxisin edhe njerëz të tjerë për të bërë të njëjtën gjë .

Sopranoja ka dhënë kontributin e saj me koncerte të shumta bamirësie, siç ishte dhe ai i fundit që u realizua në dhjetor të vitit që shkoi në Tiranë, për fëmijët me aftësi të kufizuara.

E pyetur për marrëdhënien që ka krijuar me vajzën për të cilën po investon sa i takon shkollimit, Jaho thotë se për momentin ka mundur t’i japë vetëm investimin e saj financiar.

“Ka qënë e vetmja mundësi që kam pasur por shpresoj që kjo të ndryshojë në të ardhmen”, tregon  Jaho.

Sopranoja Jaho nuk shpjegon faktin se pse zgjodhi pikërisht një fëmijë të “Zyber Hallullit”, por thotë se kjo vajzë i kujton diçka.

“Ndoshta kjo vajzë më kujton diçka që nuk jam në gjendje t’i jap përgjigje për momentin”, thotë Ermonela Jaho.

Jaho premton se do të kujdeset deri në fund për shkollimin e vajzës, mjaft që vajza të ketë dëshirë të ndjekë këtë rrugë të gjatë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Angeline Jolie: Forcat serbe dëbuan me forcë shqiptarët nga Kosova, unë do ndihmoj refugjatët
"Marihuana Republic", filmi shqiptar në "Hollywood" »
Article Logic
Execution time: 0.015500068664551
array(1) { ["section"]=> string(59) "ermonela-jaho-financon-nje-vajze-jetime-i-kujton-dicka-4100" }