Ermonela Jaho mori çmimin botëror të publikut po askush s’e priti kështu dhe s’i dha ndonjë shpërblim

Publikuar tek: kulture-art, më 18:38 23-06-2016 Ermonela Jaho mori çmimin botëror të publikut po askush s’e priti kështu dhe s’i dha ndonjë shpërblim

“Ermonela Jaho mori çmimin Oscar të International Opera me votat e publikut botëror. Por askush nuk e priti në menyrë të lavdishme”. Kështu shkruan gazetarja Eva Idrizllari pas pritjes spektakolare që iu bë ditën e sotme djemve të kombëtares fill pas kthimit nga Franca e Euro 2016.

Djemtë morën edhe 1 milion euro premio por Ermonela Jaho, jo.

“Nuk i dha ndonjë shpërblim në emër të krenarisë shqiptare. Nuk i dhuroi pashaporte diplomatike. Nuk i shtroi darkë në shenjë respekti. Nuk organizoi ndonjë koncert në shesh që të argëtohej populli i ekzaltuar nga kjo arritje e kultures shqiptare. Kurse për Kombëtaren e futbollit që thjesht zuri një vend të tretë në Grup dhe nuk arriti ta shpinte këtë garë më tej në Europian po bëhen gjithë këto shpenzime në kurriz të popullit?! Ky është thjesht një sharlatanizëm folklorik. Por në fakt nuk është per tu çuditur, se në këtë vend topi zë gjithmonë vend. Ashtu siç te gjithë bashkë i kemi bërë topin këtij vendi. Bjeri daulles tellall. Sot ka festë Shqiperia. Kërcejnë fukarejte për arritjen e madhe të Shqipërise. Kemi fituar EUROPIANIN 2016! Mos harroni të paguani faturat dhe taksat në ditën e caktuar, njeë për një”, shkruan Idrizllari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërkohë që Paris çmenden për kombëtaren, Ermonela Jaho shkëlqen me të kuqe në teatrin antik (VIDEO)
Minstrja me vajzën në “DEMODE” të Mirela Nurçes »
Article Logic
Execution time: 0.014817953109741
array(1) { ["section"]=> string(107) "ermonela-jaho-mori-cmimin-boteror-te-publikut-po-askush-s-e-priti-keshtu-dhe-s-i-dha-ndonje-shperblim-44399" }