Ernest Gjoka, pas titullit dhe divorcit me Kukësin firmos për një superskuadër

Publikuar tek: sport, më 10:56 20-08-2017 Ernest Gjoka, pas titullit dhe divorcit me Kukësin firmos për një superskuadër

Ernest Gjoka u largua nga Kukësi, skuadër me të cilën brenda një viti fitoi Superkupën e Shqipërisë dhe trofeun më të rëndësishëm, pikërisht titullin kampion në Superligë.

Ish-trajneri i Kukësit, pas 'divorcit' me verilindorët është rikthyer në Supersport, në rolin e specialistit të futbollit. Dje ai ka qenë në panelin e studios së emisionit 'Zona Gol', së bashku me ish-futbollistin Florian Riza.

Ky emision do të drejtohet këtë sezon nga Ilda Bejleri, e cila i ka uruar dje mirëseardhjen Ernest Gjokës duke iu drejtuar: "U largove si kampion dhe rikthehesh si kampion në Supersport", ndërsa përgjigjja e ish-trajnerit të Kukësit ishte po aq e menjëhershme: "Po! Dhe tani u riktheva te kampionët", duke konfirmuar rikthimin e tij në Supersport si specialist futbolli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komentatori kroat tallet keq me shqiptarët gjatë ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu
Disfata në basketboll, ish trajneri: Ju nuk e doni kombëtaren tuaj, unë kam qenë edhe taksist i saj »
Article Logic
Execution time: 0.017331123352051
array(1) { ["section"]=> string(83) "ernest-gjoka-pas-titullit-dhe-divorcit-me-kukesin-firmos-per-nje-superskuader-89628" }