Ervin Salianji harron mesazhet dhe pranon: Grida Duma, deputetja më simpatike e parlamentit

Publikuar tek: barometri, më 08:29 01-10-2018 Ervin Salianji harron mesazhet dhe pranon: Grida Duma, deputetja më simpatike e parlamentit

Deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Grida Duma duket se kanë lënë mënjanë sherret mes tyre.

 

Dhe këtë e konfirmon vetë Salianji, i cili u shfaq pasditen e të djelës në emisionin në Top Channel, “Shiko kush luan”, të Luana Vjollcës.

Dhe në një duel pyetjesh me Kastro Zison ku duhet të shtypnin një buton të kuq që kishin përpara, sa më shpejt Luana Vjollca bëri një pyetje që sic duket zgjoi një lloj kurioziteti.

Kush është deputetja më simpatike e parlamentit? Pyeti Luana.

Ervin Salianji, i PD, nuk u mendua dy herë: vuri të dyja duart në butonin e kuq dhe shtypi zilen. Dhe kur u pyet gjithë kuriozitet “kush” ai tha: Grida Duma.

Salla duartrokiti, dhe Kastro ndau të njëjtin mendim.

Vetëm pak kohë më parë në media u publikuan disa mesazhe sherri mes deputetit dhe deputetes së PD, mesazhe intime në një sherr banal. Atëkohë, personazhet nuk pranuan të flasin publikisht, as të pranojnë ndonjë gjë publikisht. Çështja e sms në celularët e tyre, që rrodhi në media, u bë objekt debati për një kohë të gjatë në parlament.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068411827087402
array(1) { ["section"]=> string(96) "ervin-salianji-harron-mesazhet-dhe-pranon-grida-duma-deputetja-me-simpatike-e-parlamentit-136175" }