Ervin Salianji humbi garën dhe ja çfarë thotë për kryetarin Basha: Nuk është fundi

Publikuar tek: politike, më 07:25 07-12-2015 Ervin Salianji humbi garën dhe ja çfarë thotë për kryetarin Basha: Nuk është fundi Ervin Salianji dhe Belind Këlliçi

Ervin Salianji, që humbi garën për kreun e FRPD-së, përballë Belind Këlliçit që u shpall fitues, ka komentuar në lidhje me mossuksesin e tij.

Dhe ja çfarë thotë ai për garën, kryetarin Lulzim Basha dhe ata që e mbështetën:

“Të dashur Demokratë, mbështetës dhe miq; gara për kryetarin e Forumit preku cakun final, por ky nuk është fundi, vetëm fillimi. Më lejoni që në emrin tuaj të përshëndes fituesit e kësaj gare. Të përshëndes dhe të falenderoj për paanësi kryetarin e PD z. Basha. Për të gjithë ju që më besuat duke me votuar, duke më bërë fitues në pothuajse gjysmën e konventave, duke më inkurajuar për të vazhduar më tej: FALEMNDERIT nga zemra. Mirënjohje të gjithë atyre që ishin pjesë e stafit tim dhe e bënë me mua këtë garë duke punuar pa u lodhur. Por, ndërkohë që mbyllëm këtë përballje në radhët tona, mos harroni Luftën të cilën e kemi gjithmonë me kundërshtarët. Me 8 Dhjetor të gjithë në shesh për të protestuar mjerimin e vendit dhe demonstruar forcën e gjithë opozitarëve! Faleminderit!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tezja e Brisida Shehajt emërohet zv-drejtore e përgjithshme e Postës Shqiptare
Erion Braçe sulmon keq Lulzim Bashën dhe Grida Dumën, njërin e quan ‘’kopil’’, tjetrën ‘’muzë erotike’’ të Sali Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.22000288963318
array(1) { ["section"]=> string(87) "ervin-salianji-humbi-garen-dhe-ja-cfare-thote-per-kryetarin-basha-nuk-eshte-fundi-27119" }