“Është i lehtë apo djallëzor?” Bregu për Bashën: E njoh që në gjimnaz, ja pse më nxorri nga Parlamenti

Publikuar tek: barometri, më 09:37 21-03-2018 “Është i lehtë apo djallëzor?” Bregu për Bashën: E njoh që në gjimnaz, ja pse më nxorri nga Parlamenti

“Mua më nxorrën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë”. Kështu e nisi bisedën në studion e “Provokacija” në ABC News ish-deputetja dhe ish-ministrja demokrate Majlinda Bregu.

Ajo pranon se nuk ishte zgjedhja e saj që të ishte jashtë parlamentit, por mendon që nëse parlamenti vazhdon në këtë formë që është, nuk do që të jetë pjesë e saj.

Si është jeta jashtë parlamentit?

Bregu: “Nuk ishte zgjedhje e imja, por është një periudhë shumë e mirë. Vazhdoj të jem nga ata njerëz që nuk e mendoj politikën si një lojë të pisët. Në rast se parlamenti do vazhdojë në këtë formë që është, jo faleminderit nuk dua të jem pjesë e këtij parlamenti. Mua më nxorrën nga parlamenti se fillova ta shihja në mënyrë kritike 4 vjet më parë.

Është një person që quhet Lulzim Basha, çfarë mendon për të?

“Unë e njoh herët Lulin, që në gjimnaz pavarësisht se pastaj u shkëputëm, sa dhe kam folur kaq shumë sa më duket e them po mirë është kaq elegante e të them gjithë ditën sa gabime bën Luli.

Luli bën dëngaz gabime gjatë gjithë ditës dhe në politikë gjatë gjithë kohës në politikë. Më nevrikos me lehtësinë që i merr gjërat ndonjëhëre nuk arrij ta ndaj në disa vendime është më shumë i lehtë apo djallëzor.

Të kisha mundësdi që t’i bërtisja fort që nuk është vetëm karriera jote në lojë, por po shkatërrohet një forcë e tërë politike që ishte aset në politikën shqiptare me të mirat dhe të këqijat. Por kishte një vokacion të pastër Perëndimor.

Nëse do ishe deputete do t’i shprehje këto kritika ndaj Bashës?

“I kam thënë këto gjëra jo sot. Ka 3 vite që nga momenti kur isha deputete, nuk kam dashur të sfidoj askënd, por kam folur atëherë kur nuk fliste njeri për problemet e Partisë Demokratike.

Problemi ynë nuk ishte të luanim me prestigjin e viktimës, Në këtë vend për të mbajtur demokracinë në shina përgjegjësia është e opozitës, qeveria është gjithmonë problemi.

I kam thënë këto gjëra edhe për analizat e munguara dhe mesa duket besoj që edhe në grup nuk do donte të kishte një njeri që ta kundërshtonte dhe unë mora çmimin dhe dola jashtë.

Por nuk më tha asnsjëherë, gratë duan të përballen, burrat ikin, nuk përballen”.

Bregu: Për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit

Në “Provokacija” Bregu është pyetur edhe për integrimin në BE. Sipas saj për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit.

Çfarë është Europa për ju?

Bregu: “Pasion dhe rikthim nga atje ku jemi shkëputur. Sipas studiuesit gjerman Europa nuk është e përcaktuar qartë, nuk ka formë të qartë. Për shumë është ëndërr, për të tjerë projekt politik, kontinenti ku nuk ka fuqi të merren vendime, bashkejetëse e burokratëve e teknokratëve, për të tjerë vendi që hahet mirë e vishen mirë, për disa të tjerë është vendi që gjejnë strehë.

Për shqiptarët Europa është drita në fund të tunelit”.

Europa u themelua në bazë të klubit të krishterë, por pastaj u zhvillua në bazë të vlerave themelore, që unë e shoh me shumë frikë që Europa po rrëshket e po ikën.

Të gjithë ata që mendojnë se Europa që vazhdon të jetë një kontinent që frymëzon dhe ata që e shohin si një listë rregullash”.

Ka një tendencë në rritje të shqiptarëve që duan Evropën. Sa më shumë bëhet e pashpresë së brendshme situata aq më shumë shtohet dëshira për largim.

Evropa ka qenë e padrejtë me Shqipërinë, sepse kjo pjesë e rajonit ka vuajtur shumë për faj të historisë. Kjo lloj marrëdhënie është e padrejtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042968988418579
array(1) { ["section"]=> string(104) "eshte-i-lehte-apo-djallezor-bregu-per-bashen-e-njoh-qe-ne-gjimnaz-ja-pse-me-nxorri-nga-parlamenti-113974" }