Është momenti i Donis Avdijajt

Publikuar tek: sport, më 18:20 05-04-2016 Është momenti i Donis Avdijajt

Donis Avdijaj po bind gjithnjë e më shumë për cilësitë e tij dhe fundjavën e shkuar dhuroi spektakël në Bundesligën austriake, duke ndihmuar Shturm Gracin të fitonte 3-1 në Grodig.

Talenti 19-vjeçar, kartoni i të cilit i përket Shalkes, shënoi një gol dhe dha sy asiste, duke qenë vendimtar dhe duke merituar edhe përfshirjen në formacionin më të mirë të javës në Bundesligën austriake, shkruan Sportal.

Plot 5 lojtarë të Shturmit janë përfshirë në formacionin e javës, me Avdijaj që është vlerësuar me notën 8, duke qenë lojtari i tretë me notën më të lartë të javës.

Këtë sezon Avdijaj ka shënuar 3 gola në kampionat, në 18 ndeshje, por prej tetorit deri në janar ka qenë i dëmtuar, ndërsa duket se ka rigjetur formën ideale.

Duhet kujtuar se Avdijaj para pak ditësh konfirmoi se do të luajë vetëm për kombëtaren shqiptare, nëse trajneri De Biazi e ka në planet e tij.

aus-bundesliga.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Champions League/ Barcelona dhe Bayern fitojnë me vështirësi
Wolfsburg nënshtron Realin, PSG barazon me Man. City »
Article Logic
Execution time: 0.023526191711426
array(1) { ["section"]=> string(36) "eshte-momenti-i-donis-avdijajt-36908" }