Është pothuasje e sigurt, asteroidi do godas tokën dhe do zhdukë njerëzimin

Publikuar tek: kulture-art, më 15:21 30-06-2017 Është pothuasje e sigurt, asteroidi do godas tokën dhe do zhdukë njerëzimin

Rreziku i goditjes së planetit tonë nga asterodidët që janë në qarkullim, është gjithmonë permanent, por kohët e fundit ky alarm është bërë dhe më i fortë.

Kohët e fundit po përflitet për një asteroid që mund të godas planetin tonë dhe si pasojë të zhduk totalisht njerzimin. Paralajmërimi këtë herë vjen nga European Space Agency, të cilët kanë folur lidhur me këtë mundësi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve.

“Herët a vonë do të ndodhë... një impakt i madh apo i vogël”, paralajmëron Rolf Densing, kreu i ESOC në Damrstadt të Gjermanisë.

Astronati thotë se “rreziku që toka të pësojë një ditë një goditje shkatërruese, është shumë i lartë”, megjithatë kjo mund të mos ndodhë gjatë jetës sonë. Ekspertët e hapësirës thonë se speciet tona “nuk janë gati të mbrojnë veten”, kundër një objekti që godet Tokën. “Ne nuk kemi masa aktive për mbrojtjen planetare”, shton ai.

Shkencëtarët dhe politikanët gjithmonë kan qenë të preokupuar se si mund të mbrojmë planetin ndaj asteroidëve, disa nga variantet e propozuara kanë qenë shpërthimet bërthamore, avullimi me rreze lazer apo edhe të bllokuara nga një ‘traktor hapësinor”. Por deri atëherë shkencëtarët kanë kohë të mendojnë të gjitha variantet e mnudëshme që të mund të shpëtojnë njerzimin edhe këtë herë nga sfidë e madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DHORI, njeriu i Kinemave të Tiranës për 52 vite
Përtej një kronike për “Kohën e djegur” të shkrimtarit Thanas Medi »
Article Logic
Execution time: 0.024281978607178
array(1) { ["section"]=> string(80) "eshte-pothuasje-e-sigurt-asteroidi-do-godas-token-dhe-do-zhduke-njerezimin-84558" }