“Është qesharake”, Xhafaj flet për nenin 491: Unë e mbroj fort atë si një nen që është në përputhje me Kushtetutën

Publikuar tek: politike, më 18:59 16-05-2018 “Është qesharake”, Xhafaj flet për nenin 491: Unë e mbroj fort atë si një nen që është në përputhje me Kushtetutën Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brenshëm Fatmir Xhafaj në një deklaratë publike ka folur për të gjithë situatën politike të krijuar pas publikimit të përgjimeve të vëllait të tij, Agron Xhafaj, ndërkohë që është ndalur edhe te akuzat e opozitës për falsifikim të nenit 491.

Xhafaj e ka cilësuar këtë akuzë si qesharake, duke thënë se ata që e kanë denoncuar këtë shkelje janë injorantë e jo spekulantë politikë.

Ministri i Brendshëm ka shtuar se e mbështet fort këtë nen, sepse sipas tij kjo pikë është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe është një standart ndërkombëtar.

Sa për ndryshimin e nenit.

Janë injorantë, jo spekulantë politikë. Nuk dua të zgjatem me këtë akuzë.

Unë akuzohem sesi si Kryetar i Komisionit të Ligjeve paskam ndryshuar draftin e nenit të Kodit Penal, pra kam falsifikuar një draft, dhe kjo qenka votuar.

Kjo është si logjika e Zhvejkut dhe disa prej deputetëve pa pikë turpi, thonë se na e hodhi Fatmir Xhafaj.

Këtë e thonë me delikatesë. E falsifikoi thonë, komplet qesharake.

E para ska kontribut teknik timin në këtë çështje, por unë e mbroj fort atë si një nen që është në përputhje me Konventën dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Kjo pikë është standard ndërkombëtar, nuk e kemi shpikur ne. Është neni 3 i Protokollit të dytë shtesë të Konventës së Ekstradimit.

Që nga viti 1998 kjo disiplinë është në fuqi për shkak të përparësitë e Konventës Ndërkombëtare mbi legjislacionin e brendshëm dhe ky parashikim është reflektuar në ligjin për marrëdhëniet ndërkombëtare, hartuar dhe miratuar në vitin 2009, pikërisht nga këta që janë në opozitë.

E treta ky rregullim i ri në Kodin e Procedurës, nuk ka lidhje fare me rastin e vëllait dhe është mashtrim.

Dispozita e thotë qartë: Mbrohen ata që janë dënuar në mungesë. Im vëlla ka qenë i përfaqësuar nga një mbrojtës dhe nuk konsiderohet si gjykim në mungesë dhe nuk jemi në kushtet e këtij neni dhe ai nuk do të përfitonte.

Nuk dëshiroj të marr më shumë kohë për këtë pasi ata që flasin do të kuptonin sa qesharakë janë dukur me këtë akuzë pa bërë një analizë të thjeshtë”, ka thënë Xhafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Audio-përgjimi, Xhafaj: Manipulim nga fillimi në fund. Ruana o Zot nga rraca e tyre
“Që sot në Shqipëri gjithçka po shkon drejt një shteti borgjez” »
Article Logic
Execution time: 0.004392147064209
array(1) { ["section"]=> string(117) "eshte-qesharake-xhafaj-flet-per-nenin-491-une-e-mbroj-fort-ate-si-nje-nen-qe-eshte-ne-perputhje-me-kushtetuten-121011" }