“Është shumë vap zemër”. 5 justifikimet që femrat përdorin gjatë pushimeve për shmangur seksin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:39 12-07-2015 “Është shumë vap zemër”. 5 justifikimet që femrat përdorin gjatë pushimeve për shmangur seksin

Për shumë prej nesh, pushimet janë një mundësi e mirë për të kaluar momente vetëm me partnerin tonë, por jo në të gjitha rastet ndodh kështu.

Sipas një studimi të kryer nga një faqe takimesh në internet, ka rezultuar se një pjesë e konsiderueshme e femrave mundohen të gjejnë justifikime për të shmangur seksin gjatë pushimeve. 4251 femra janë anketuar në lidhje me justifikimet që ato përdorin kur partneri i tyre dëshiron të kryej marrdhënie seksuale.

5 justifikimet e përdorura më shpesh:

Është shumë vap.

19.4% e femrave shprehen se fajsojnë vapën e madhe. Megjithatë, ky justifikim mund vlejë vetëm gjatë verës.

Po më dhemb stomaku, duhet të jem helmuar.

Edhe ky justifikim është tepërt i shpesht. 17.6% e femrave e përdorin këtë justifikim, ndonëse ai nuk është i besueshëm më shumë se një natë, në rast se simpoma të tilla nuk ekzistojnë vërtetë.

Kam pirë shumë, po më merren mendt.

Ndoshta Ky është një nga justifikimet më të mira dhe më “afatgjatë” në pushime, për sa kohë frekuentoni klubet e natës. 16.3% e femrave e përdorin këtë justifikim.

Nuk mund të bëj seks me ty pasi e kam parë si i shikon femrat me bikini në plazh.

Një justifikim perfekt dhe i mirë për të nisur sherrin. 13.2% e femrave kanë pranuar se përdorin këtë justifikim gjatë pushimeve të tyre.

Më djeg trupi.

E përdorur nga 11% e femrave. Megjithatë, ku justifikim nuk duket e i besueshëm për sa kohë përdorni kremin e plazhit në prani të partnerit tuaj, apo nuk ekzistojnë simptoma reale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015723943710327
array(1) { ["section"]=> string(97) "eshte-shume-vap-zemer-5-justifikimet-qe-femrat-perdorin-gjate-pushimeve-per-shmangur-seksin-15999" }