"Është tronditëse", ndotja globale e karbonit rritet në 2017: Shkakton më shumë se 90 përqind të ngrohjes globale

Publikuar tek: bota, më 18:11 13-11-2017

Ndotja globale e karbonit u rrit këtë vit, pasi për 3 vite qëndroi konstante, njoftojnë shkencëtarët këtë të hënë.

Sipas një grupi shekncëtarësh ndërkombëtar shifrat paraprake parashikojnë se emetimet e dioksidit të karbonit në botë janë rreth 2 për qind këtë vit. Pjesa më e madhe e rritjes erdhi nga Kina.

Raporti i ekipit të projektit të karbonit global tha se emetimet nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit kanë arritur kulmin.

Emetimet e dioksidit të karbonit u rritën në mënyrë të qëndrueshme dhe ngadalë duke filluar në fund të viteve 1880 me Revolucionin Industrial, pastaj u ngritën në mënyrë dramatike në vitet 1950. Gjatë tre viteve të fundit, nivelet ishin stabilizuar në rreth 40 miliardë tonë dioksid karboni.

Vlerësimet për vitin 2017 e vënë atë në rreth 40.8 miliardë ton (37 miliardë tonë metrikë). Gjashtëdhjetë vjet më parë, bota lëshoi ​​vetëm 9.2 miliardë ton (8.3 miliardë tonë metrikë).

"Është paksa tronditëse", tha bashkëautori Ralph Keeling, një shkencëtar i Institutit të Shkencave të Oqeanografisë Scripps, duke vënë në dukje se nivelet janë rritur katërfish që kur ai u lind në vitet 1950. Dioksidi i karbonit i bërë nga njeriu është duke shkaktuar më shumë se 90 për qind të ngrohjes globale që nga viti 1950, raportuan shkencëtarët amerikanë këtë muaj, shkruan newsbomb.al.

Rritja e këtij viti u nxit kryesisht nga prej 3.5 për qind nga ndotja e karbonit kinez, tha autori i studimit Glen Peters, një shkencëtar norvegjez. Rënia në Shtetet e Bashkuara (0.4 përqind) dhe Evropa (0.2 përqind) ishin më të vogla se vitet paraprake. India, u rrit me 2 përqind. Përllogaritja e vitit 2017 arrin në mesatarisht 2.57 milion paund (1.16 milion kilogramë) dioksid karboni që derdhet në ajër çdo sekondë.

Qëllimi është të kufizohet rritja e temperaturës deri në 2 gradë Celsius (3,6 gradë Fahrenheit) që nga periudhat paraindustriale, por tashmë është ngrohur gjysma e asaj sasie.

 

Article Logic
Execution time: 0.016844987869263
array(1) { ["section"]=> string(115) "eshte-tronditese-ndotja-globale-e-karbonit-rritet-ne-2017-shkakton-me-shume-se-90-perqind-te-ngrohjes-globale-99428" }