Estrad në Kuvend. Disa protestojnë, disa votojnë dhe dikush filmon (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:53 05-03-2015 Estrad në Kuvend. Disa protestojnë, disa votojnë dhe dikush filmon (Video)

“Ky është Kuvendi ynë, këta janë deputetët tanë”, ishte fraza e përdorur nga një gazetare gjatë transmetimit direkt të ngjarjeve që zhvilloheshin sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Dhe në fakt Kuvendi shqiptar është kthyer sot në një estrad të vërtetë ndryshe nga ç’duhet të ishte, pas akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi. Deputeti socialist, Taulant Balla ka postuar në faqen e tij në facebook një video që ai vet ka xhiruar brenda sallës së Kuvendit dhe në të shihen ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ish-kryeministri Sali Berisha duke goditur në shenjë proteste tavolinat ku ishin ulur. “Shikoni ku është katandis PD. Dyshja Berisha-Topalli nisja e re e Lulit”, shkruan Balla.

Megjithatë, në video dëgjohet qartë zëri i kreut të Kuvendit Ilir Meta që hedh në votim projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, ndërsa Balla është i përqendruar në filmimin e Topallit dhe Berishës gjatë kohës që protestonin.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.28539299964905
array(1) { ["section"]=> string(75) "estrad-ne-kuvend-disa-protestojne-disa-votojne-dhe-dikush-filmon-video-5070" }