"Estrada e së enjtes"/ Berisha-Ramës: O palmaxhi, Basha të ka palos më 2011

Publikuar tek: politike, më 12:21 21-05-2015

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon akuzat ndaj qeverisë për mungesë investimesh. Nga podiumi i Kuvendit Berisha ka risjellë edhe njëherë në vëmendje mbjelljen e palmave, sipas të cilit shuma e tyre e deklaruar është shumë herë më shtrenjtë se kosto reale e tyre.

“O Palmaxhinj, s’ka për të qeshur është për të qarë. Shkon palma 6 mijë euro, ndërkohë që pronari e shet me 400 euro, nga 400 shkon 6 mijë. Rrugë nuk po ndërtoni. Si mo nuk keni asnjë projekt?!”, tha Berisha.

Berisha ka denoncuar edhe ndërtimin e kullës së Korçës, duke e konsideruar “Kullë të korrupsionit”.

“I ke bërë të gjithë të këqijat. S’ke bërë asgjë veç kullës shëmtirë në zemër të Korçës”, u shpreh Berisha.

Teksa kabineti i qeverisë shoqëronte me batuta fjalën e tij, Berisha ka kërkuar që t'i kushtohet vëmendje .

“Kur flas unë këtu do të dëgjoni. Po të them hiç dorë, se toleranca do të jetë zero, nëse do të rrisni taksat dhe çmimet. Mbaji fjalët e tua, shprehjet e mia mos i përsërit”, ka qenë "ultimatumi" i Berishës për Ramën.

Edhe pse nuk u dëgjua se me çfarë fjale e "thumboi" Rama, por Berisha reagoi menjëherë duke mbrojtur  pasuesin e tij në PD, Lulzim Bashën duke i thënë Ramës se kurrsesi nuk bëhet dot si ai.

“Nuk i bën dot kurrë ato që bën Basha. S’matesh kurrë me Lulzim Bashën. Të ka palos në vitin 2011", u shpreh Berisha duke i'u referuar përballjes së tyre për Bashkinë e Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dako: Politika sociale për heqjen e fëmijëve nga rruga
Balla thirrje Nishanit: Qëndro mbi politikën, mos pengo ligjet që i'u shërbejnë qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.042943000793457
array(1) { ["section"]=> string(76) "estrada-e-se-enjtes-berisha-rames-o-palmaxhi-basha-te-ka-palos-me-2011-11653" }