Etika/ Nisin hetimet për Tërbuni-Bylis, do thërriten si dëshmitarë zyrtarët e ndeshjes

Publikuar tek: sport, më 19:27 20-11-2015 Etika/ Nisin hetimet për Tërbuni-Bylis, do thërriten si dëshmitarë zyrtarët e ndeshjes

Sot në orën 14.00 në Federatën Shqiptare të Futbollit, është mbledhur Komisioni i Etikës. Objekt i kësaj mbledhjeje, ka qenë ndeshja e javës së njëmbëdhjetë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, Tërbuni- Bylis, për të cilën janë hedhur dyshime në media, se ka qenë e trukuar.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, komisioni u njoh me materialet që kishte në dispozicion, të servirura nga Sektori i Garave, pranë FSHF-së. Në bazë të tyre dhe të dhënave të tjera, pasi diskutuan gjatë në lidhje me këtë ndeshje, ata vendosën që të nisin hetimet për takimin Tërbuni - Bylis.

Komisioni i Etikës do të mblidhet përsëri në javën e ardhshme dhe do të thërrasë si dëshmitarë, zyrtarët e ndeshjes (delegate dhe vëzhgues) dhe arbitrat e saj. Ai do të thërrasë gjithashtu edhe dy kapitenët e skuadrave për shkak se zyrtari i ndeshjes i ka thirrur dhe i ka kërkuar të luajnë futboll të pastër. Komisioni i Etikës, i ka kërkuar UEFA-s, që të sjellë informacion në lidhje me këtë ndeshje.

Komisioni i Etikës do të mblidhet të enjten e ardhëshme në orën 14.00.

Lexo edhe:

Tifozi i Bylisit pas humbjes: I rëntë autobusi rrugës. Reagon gruaja e futbollistit dhe i jep një përgjigje që po bën xhiron e rrjeteve sociale

Dënohet me 5 javë jashtë fushës mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti i Kombëtare rrëfen emocionet e forta të përjetuara në vendlindje: Jam i rrënqethur, më dukej vetja si në ëndërr
Dënohet me 5 javë jashtë fushës mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi »
Article Logic
Execution time: 0.027587175369263
array(1) { ["section"]=> string(90) "etika-nisin-hetimet-per-terbuni-bylis-do-therriten-si-deshmitare-zyrtaret-e-ndeshjes-25916" }