Samuel Eto’o është rikthyer në Itali, te skuadra e Sampdorias. Ish-sulmuesi i Interit, ka kryer vizitat mjekësore dhe pritet të prezantohet pak përpara ndeshjes kundër Palermos.
Lajmi për transferimin e 33 vjeçarit kamerunas nga Evertoni është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Sampdorias në twitter.