Etrit Berisha nuk është më i preferuar, Lazio “hipotekon” Bufonin e ri

Publikuar tek: sport, më 16:14 03-08-2016 Etrit Berisha nuk është më i preferuar, Lazio “hipotekon” Bufonin e ri

Portieri i kombëtares, Etrit Berisha, nuk duket se i ka mirë punët te Lazio. Lojtari që mbron katërkendorin kuqezi, edhe pse ka bërë paraqitje të mirë në Euro 2016, sërish nuk e ka bindur trajnerin Simone Inzaghi për të marrë një vend titullari në skuadër.

Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, trajneri nuk është i lumtur me paraqitjet e tij gjatë fazës përgatitore. Portieri i Genoa-s është nën vëzhgim nga stafi lacial, ndërsa shihet si pasardhës i Bufon në futbollin italian. Mattia Perin tashmë është nën mbikëqyrjen e Lazios dhe pritet që të ketë marrëveshje.

23-vjeccari Perin ka pasur më parë një dëmtim në ligamentet e gjurit, por që është riaftësuar dhe pritet që të jetë i gatshëm të luajë në të ardhmen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestë masive e tifozëve serb kundër pranimit të Kosovës në Fifa dhe Uefa
Partizani zgjohet nga "ëndrra", përfundon aventura në Champions »
Article Logic
Execution time: 0.017252922058105
array(1) { ["section"]=> string(73) "etrit-berisha-nuk-eshte-me-i-preferuar-lazio-hipotekon-bufonin-e-ri-48644" }