Etrit Berisha pranon gabimin për golin e parë: Si u keqkuptova me Berat Gjimshitin për topin

Publikuar tek: sport, më 22:31 09-10-2016 Etrit Berisha pranon gabimin për golin e parë: Si u keqkuptova me Berat Gjimshitin për topin Etrit Berisha, portieri i Kombetares ne mikrofonin e TVSH

Etrit Berisha, portier i kombëtares shqiptare, e fajëson veten për atë gabim që I kushtoi golin e parë dhe më pas çau mbrojtjen e ekipit kombëtar. Duket se nuk është marrë vesh me Gjimshitin. 

“Ishte një top i kthyer, dhe u mundova ta vazhdoja lojën te Berati. Ai më foli dhe më tha se duhet ta largoja topin dhe nuk shkoi ashtu siç duhet. Terreni ishte pak i vështirë. Më vjen shumë keq, por në pjesën e parë luajtëm mjaft mirë dhe u mbrojtëm mjaft mirë ndaj një ekipi siç është Spanja. Pas atij goli edhe ramë dhe nuk arrinim të krijonim ndonjë shanc për të barazuar rezultatin.

Ne ishim të përgatitur për këtë lloj ndeshje. Ata do të krijonin shance. Ne arritëm ti bënim ballë mjaft mirë. Janë këto detaje që bën të humbësh ndeshjen. Në atë moment ta luajmë topin, porn ë momentin e fundit mendova ta luaja përpara dhe shkoi te këmbët e gabuara.

Në pjesën e parë pata dy goditje në portë që ishin raste të mira për spanjollët. Pastaj çdo gjë e ekuilibruam. Edhe në fillimin e pjesës së dytë detyrat e trajnerit i realizuam. Erdhi goli dhe pastaj ishte e vështirë, thuajse e pamundur për të krijuar shance” komentoi portieri në mikrofonin e TVSH. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mërgim Mavraj duke qeshur: Ç’më kërkoi Diego Kosta! Dhe mesazhi emocioues për mamin e vet
Trajneri i Spanjës: Shqipëria ka një trajner të mirë, ne kishim shumë raste »
Article Logic
Execution time: 0.024191856384277
array(1) { ["section"]=> string(97) "etrit-berisha-pranon-gabimin-per-golin-e-pare-si-u-keqkuptova-me-berat-gjimshitin-per-topin-55628" }