Eugent Bushpepa ambasador i World Vision, shikoni çfarë bën për Emanuelin e vogël (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 12-07-2018 Eugent Bushpepa ambasador i World Vision, shikoni çfarë bën për Emanuelin e vogël (VIDEO)

Ai është këngëtari me zë të fortë dhe shpirt të butë, që gjithmonë na ka frymëzuar nëpërmjet muzikës së tij, por kësaj herë edhe nëpërmjet angazhimit të tij personal.

Eugent Bushpepa me zërin brilant ka vendosur jo vetëm të jetë Ambasador i World Vision për programin social "Tungjatjeta ..Jetë", por edhe të udhëtojë, në ato zona ku "Tungjatjeta" ka marrë Jetë.

Genti ka udhëtuar në fshatin Skroskë të Librazhdit, për të vizituar Emanuelin e vogël, i cili është një ndër 35 fëmijët që merr shërbime të specializuara falas në shtëpi nga ekipi i Tungjatjetës!

 

Emanueli ishte vetëm 3 muajsh kur u diagnostikua me encefalopati. Sot është 4 vjeç dhe nuk mundet as të flasë, as të ecë e as të qëndrojë ulur...  Ai jeton më nënë e tij Mirën, të motrën Gentën 2-vjeçare në një shtëpi shumë të vjetër, që një banor i fshatit, u tregua zemërgjerë dhe ua la për të jetuar kur vetë u shpërngul me shtëpi në qytet.  Babai i Emanuelit, sa herë mundet, shkon në Greqi për të punuar.

 Vogëlushi ka nevojë për seanca të rregullta fizioterapie dhe logopedie.

"Eshtë shumë e rëndësishme të ketë njerëz në Shqipëri që të ndihmojnë dhe që e bëjnë në mënyrë vulllnetare, sikurse janë vajzat. Unë jam i jashtëm, por kur shikoj që ka njerëz që ndihmojnë në këtë lloj mënyrë, edhe mua më behët zemra mal.... Unë jam këngëtar, jam artist dhe minimumi që mund të bëjmë është, që në koncertet që do të organizojmë të kërkojmë ndihmë dhe nga njerëzit e tjerë, që të arrjmë t'i mobilizojmë",  - shprehet Genti.

Ai sot një mesazh për shqiptarët dhe Shqipërinë. Këta fëmijë kanë nevojë për shërbime, për dashuri, për mbështetje, dhe nuk mund të vazhojme të qëndrojmë indiferent. Nesër mund të jetë shumë vonë...

Emanueli është një prej 70,000 fëmijëve në vend fëmijëve që janë me aftësi të kufizuar. Vetëm 8 % e tyre marrin shërbimet bazë.

Si mund të dhuroni? 

RAIFFEISEN BANK
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti:
http://www.tungjatjeta.al/#dhuro
Për më shumë informacion vizitoni: www.tungjatjeta.al 

World Vision punon për fëmijët dhe komunitetet më vulnerabël në Shqipëri dhe Kosovë duke iu përgjigjur nevojave të tyre. Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet me

dinjitet e në mirëqënie, në mënyrë që të zhvillojë potencialin e tij të plotë!

Themeli i punës sonë është rindërtimi i marrëdhënieve të thyera, uniteti dhe forcimi i partneriteteve.

Ky shkrim u publikua me mbështetjen e Balfin Group, partner i programit social “Tungjatjeta…Jetë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në TIRANË vrasësi me dy EMRA i kërkuar ndërkombëtarisht, vrau me porosi të grupit kriminal një vajzë (VIDEO)
Çudia me gjyqtarin e Kushtetueses, ka fituar mbi 15 mijë euro nga dasma e së bijës pa ASNJË SHPENZIM »
Article Logic
Execution time: 0.0045561790466309
array(1) { ["section"]=> string(93) "eugent-bushpepa-ambasador-i-world-vision-shikoni-cfare-ben-per-emanuelin-e-vogel-video-127659" }