Eugent Bushpepa zbulon detaje për foton me Eleni Foureira: Ja kush më kërkoi ta heq

Publikuar tek: kulture-art, më 23:25 14-05-2018 Eugent Bushpepa zbulon detaje për foton me Eleni Foureira: Ja kush më kërkoi ta heq Eugent Bushpepa në Opinion

Këngëtari përfaqësues i Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepa i ftuar për herë të parë në një emision pas finales në kompeticion, ka treguar foton e shumëpërfolur nga mediat ku ai dhe kënëgtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira bënin shqiponjën me duar.

Bushpepa ka treguar në Opinion se grupi qipriot i ka kërkuar ta heqë foton nga Instagrami, ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja Foureira ajo që e ka ndaluar ta bëjë këtë veprim.

Ata të Qipros më kërkuan ta heq foton, ndërsa ishte vetë Eleni ajo që më tha ta mbaj. Kërkonin ta hiqnin foton, sepse e dinin që do të kishte më shumë polemika në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bushpepa.

Eugent Bushpepa u rendit i 11-ti me këngën "Mall", ndërkohë që Eleni u rendit e dyta me këngën "Fuego" me të cilën përfaqësonte Qipron.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRANSFORMOHET Gjirokastra, rikonstruksionohet lagjia historike (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0038821697235107
array(1) { ["section"]=> string(89) "eugent-bushpepa-zbulon-detaje-per-foton-me-eleni-foureira-ja-kush-me-kerkoi-ta-heq-120760" }