Euro 2016: Arrestohen 42 tifozë të Rusisë

Publikuar tek: sport, më 17:29 14-06-2016 Euro 2016: Arrestohen 42 tifozë të Rusisë

Policia franceze ka arrestuar 42 mbështetës të kombëtares ruse pas përplasjes së dhunshme me tifozët anglezë në qytetin e Marsejës.

Gjashtë tifozë anglezë u dënuan me burg, dy prej tyre me dy dhe tre muaj heqje lirie, ndërsa grupimi i 42 tifozëve rusë janë transferuar në dhomat e paraburgimit. 31 persona u plagosën nga përplasja mes tifozëve përpara ndeshjes Angli - Rusi që u mbyll me barazim 1-1.

Sipas zyrtarëve francezë, 300 huliganë rusë mbërritën në Francë të armatosur me doreza dhe mburoja gome, mes tyre mësohet se kishte edhe ekstremistë të lidhur me qeverinë ruse.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deschamps ndryshon taktikat për ndeshjen me Shqipërinë
Policia bën shpërthim të komanduar në stadiumin ku do luajë Shqipëria, dyshonte për bombë »
Article Logic
Execution time: 0.0042049884796143
array(1) { ["section"]=> string(46) "euro-2016-arrestohen-42-tifoze-te-rusise-43497" }