"Euro 2016", Danimarkë-Serbi, asnjë biletë për tifozët serbë

Publikuar tek: sport, më 13:49 06-05-2015

Danimarka ka vendosur të lë jashtë stadiumit të gjithë tifozët serbë duke i cilësuar sit ë rrezikshëm dhe autorë të veprave të përsëritura të dhunës.

Vendimi është bërë publik nga mediat serbe sipas të cilave, Federata Daneze e futbollit informon atë Serbe se asnjë tifoz serb nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen për eleminatoret “France 2016”, Danimarkë-Serbi.

Në këtë mënyrë, pasi është konsultuar edhe me UEFA-n, dhe është informuar nga qeveria europiane e futbollit, se nëse Federata Serbe nuk mban përgjegjësi për fansat e saj, atëherë për çdo situatë të mundshme në kritike në stadium, do të mbante përgjegjësi si në aspektin disiplinor ashtu edhe në atë financiar, Federata Daneze ka vendosur që jo vetëm të mos përcaktojë asnjë sektor të stadiumit për tifozët serbë, por t’i rezervojë të gjitha biletat vetëm për fansat nga Danimarka, duke paralajmëruar se të gjithë ata që shkojnë në stadium, duke shfaqur përkrahjen për Serbinë, apo veshin fanella të saj, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium, transmeton “Sportal”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet me barazim 2-2 derbi Partizani-Tirana
Sherr te Parma, Andi Lila godet me kokë mbrojtësin italian »
Article Logic
Execution time: 0.11578416824341
array(1) { ["section"]=> string(62) "euro-2016-danimarke-serbi-asnje-bilete-per-tifozet-serbe-10498" }