Euro 2016: Këta janë lojtarët e përzgjedhur nga De Biasi

Publikuar tek: sport, më 13:51 15-05-2016 Euro 2016: Këta janë lojtarët e përzgjedhur nga De Biasi

Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar tashmë ftesat te lojtarët që De Biazi do të marrë me vetë ne Euro 2016.

Por ndërkohë, sipas kësaj ftese, FSHF u kërkon klubeve respektive që të mos i publikojnë detajet para 23 majit.

Megjithatë, “Telegrafi” ka mundur të sigurojë një kopje të kërkesës së FSHF­së drejtuar klubeve me të cilat luajnë kuqezinjtë.

Në këtë shkresë thuhet, “ju lutem mos bëni publike ftesën përpara 23 majit”. Sa i përket listës me 23 lojtarë, De Biazi ka lënë jashtë Naser Alijin dhe Milot Rashicën, ndërsa pjesa tjetër është e njëjtë me skuadrën që De Biazi formoi për kualifikueset.

Lista e Shqipërisë për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi

Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli.

Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Ergys Kace, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Burim Kukeli.

Sulmues:  Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është zona “Euro2016” ku do transmetohen ndeshjet e kombëtares shqiptare në ekran gjigand (Video)
Alarm për bombë, anulohet ndeshja mes Manchester United dhe Bournemouth »
Article Logic
Execution time: 0.017274856567383
array(1) { ["section"]=> string(61) "euro-2016-keta-jane-lojtaret-e-perzgjedhur-nga-de-biasi-40512" }