Euro arrin nivelin më të ulët në 7 vitet e fundit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:19 21-11-2016 Euro arrin nivelin më të ulët në 7 vitet e fundit

Euro është zhvlerësuar akoma më shumë se gjatë muajve të verës duke u shkëmbyer sot me 135.81 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Gjatë dhjetorit të vitit 2009 euro u zhvlerësua shumë duke u shkëmbyer me 135.5 lekë. Ndërsa prej 7 vitesh ky i sotmi është zhvlerësimi më i lartë, raporton Banka e Shqipërisë.

Siç duket  zhvlerësimi i euros nuk është më pasojë e efekteve sezonale por sipas operatorëve kjo lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ndërsa së fundi theksojnë se ka ndikuar edhe nevoja e sipërmarrjeve për të paguar taksat.

Dollari është shkëmbyer me 127.66 lekëm ndërsa paundi britanik me 157.53.

euro.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025485038757324
array(1) { ["section"]=> string(55) "euro-arrin-nivelin-me-te-ulet-ne-7-vitet-e-fundit-60243" }