Euro bie në nivelin më të ulët në dy vite pas dorëheqjes së Renzit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:35 05-12-2016 Euro bie në nivelin më të ulët në dy vite pas dorëheqjes së Renzit

Dorëheqja e Matteo Renzit si kryeministër i Italisë ka ndikuar negativisht në bursat italiane dhe ato europiane. Italia është ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës dhe për këtë arsye ndikimi ishte i menjëhershëm.

Monedha euro ra në nivelin më të ulët në 20 muajt e fundit.

Tregu i aksioneve i Milanos, FTSE Mib, u ul me 1.4% dhe Indeksi i aksioneve EuroSTOXX 50 e nisi këtë javë me një humbje prej 0.6 për qind.

Indeksi i aksioneve gjermane,GDAXI, ra me 0.4 për qind, ndërsa ai i aksioneve angleze FTSE ra me 0.4 për qind.

Indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit u rrit me 0.6 për qind në 101.37.

Lexo edhe:

Kush është 30 vjeçari Luigi Di Maio, politikani që pritet të garojë për kryeministër të Italisë

Dorëheqja e Renzit pozitive për Shqipërinë? Vendi ynë mund të fitojë kohë në shmangien e mbylljes së mijëra vendeve të punës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038871049880981
array(1) { ["section"]=> string(72) "euro-bie-ne-nivelin-me-te-ulet-ne-dy-vite-pas-doreheqjes-se-renzit-61654" }