Euro bie për 20 ditë me rradhë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:07 20-06-2017 Euro bie për 20 ditë me rradhë

Monedha e përbashkët Euro, prej 20 ditësh vijon të zhvlerësohet në tregun vendas.

Sot euro preku nivelin e këmbimit të 133 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Që nga fillimi i muajit qershor, euro është zhvlerësuar me gati 1.2 lekë duke shënuar në vazhdimësi rekorde të ulëta.

Gjithsesi, në bursë euro është pranë nivelit më të lartë të një vit, ku 1 euro blen 1.12 dollarë, duke u këmbyer 0.06 pikë më shumë se një ditë më parë.

Sipas ekspertëve nivele të tilla të ulëta të euros ishin parashikuar për sezonin veror, por duket se fushata zgjedhore ka qenë një nxitës për përshpejtimin e zhvlerësimit të euros në tregun vendas, shkruan Monitor.

Euro, pritet të zhvlerësohet më tej në fund të këtij muaji dhe javën e parë të muajit korrik, pasi me përfundimin e muajit të Ramazanit pritet të shtohet fluksi i turistëve nga Kosova.

kk-20-qershor.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007004976272583
array(1) { ["section"]=> string(36) "euro-bie-per-20-dite-me-rradhe-83175" }