Euro bie sërish, arrin vlerën më të ulët në 8 vite

Publikuar tek: ekonomi, më 13:09 12-05-2017 Euro bie sërish, arrin vlerën më të ulët në 8 vite

Monedha e huaj, Euro ka rënë sërish në tregun shqiptar, duke arritur vlerën më të ulët në 8 vite.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka rënë me 0.06 lekë më pak se një ditë më parë, duke u këmbyer me 124.24 lekë.

Ky është një rekord i ri, pas atij të ditës së djeshme, teksa euro ka arritur në nivelin më të ulët që prej 22 shtatorit të vitit 2009, kur këmbehej me 133.74 lekë.

Në tregjet ndërkombëtare një euro u këmbye me 1.087 dollarë, me një rritje prej 0.11% në raport me ditën e mëparshme.

 euro_bie_serish.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072391033172607
array(1) { ["section"]=> string(55) "euro-bie-serish-arrin-vleren-me-te-ulet-ne-8-vite-78388" }