Euro dhe dollari e nisin korrikun me ulje, ja sa këmbehen sot

Publikuar tek: ekonomi, më 12:08 02-07-2018 Euro dhe dollari e nisin korrikun me ulje, ja sa këmbehen sot foto ilustruese

Monedha vendase ka pësuar rritje ditën e hënë (sot), teksa tregu vendas i këmbimit valutor shënon çmime më të ulëta për euron dhe dollarin amerikan.

Euro këmbehet sot për 125.5 lekë në blerje dhe 126.5 lekë në shitje, duke rënë lehtë me 0.2 lekë.

Ky është edhe niveli më i ulët për valutën e përbashkët europiane që pas nisjes së ndërhyrjes nga ana e Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar vlerat e valutave në treg. Gjatë tregtimit të hershëm mëngjesin e sotëm, euro ka kapur edhe vlerat e 125.7 lekëve, e cila përkthehet në mundësinë e një forcimi në vijim.

Duket se prurjet e emigrantëve dhe turistëve në valuta të huaja kanë bërë që këto të fundit të zhvlerësohen ndaj lekut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisin ethet e TVSH-së te biznesi i vogël: 10 korriku afati i fundit për të deklaruar e paguar
Tabaku: Qeveria ka rritur taksat 5 mld euro dhe nuk gjen dot 30 mln euro për Teatrin Kombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648
array(1) { ["section"]=> string(67) "euro-dhe-dollari-e-nisin-korrikun-me-ulje-ja-sa-kembehen-sot-126464" }