Euro në tregun vendas arrin nivelin më të lartë që para zgjedhjeve

Publikuar tek: ekonomi, më 13:36 31-08-2017 Euro në tregun vendas arrin nivelin më të lartë që para zgjedhjeve

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, për të dytën javë radhazi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 133.5 lekë, 0.29 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ky është niveli më i lartë që nga 14 qershori i këtij viti, që përkon me kohën përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet dhe që më pas u shoqërua më një rënie të fortë të euros, që kulmoi në 27 qershor, duke arritur në 131.98 lekë, niveli më i ulët në 9 vjet. Më pas, euro është forcuar lehtë dhe madje edhe gjatë periudhës sezonale, kur tradicionalisht humb pikë, nuk zbriti në nivelin e 27 qershorit. Ky është një tregues indirekt, që sasia e valutës që qarkulloi për zgjedhje ishte aq e lartë, saqë edhe emigrantët e turistët që u dyndën në Shqipëri në korrik gusht nuk arritën ta konkurronin!

Tashmë që efektet sezonale kanë mbaruar (emigrantët dhe turistët që sollën valutë janë larguar), euro po merr fuqitë, e ndihmuar dhe nga mbiçmimi i saj në bursat ndërkombëtare. Një tjetër faktor që po ndikon është edhe kthimi i shqiptarëve nga pushimet dhe si rrjedhojë gjallërimi i aktivitetit tregtar, që nxit kërkesën për valutë.

Euro është rritur gjatë ditës së sotme, edhe pse në bursa është zhvlerësuar, duke treguar për një kërkesë relativisht të fortë për të në tregun vendas. Rritja e euros në tregun e brendshëm ka tërhequr dhe dollarin, i cili i është larguar nivelit më të ulët të tre ditëve të fundit, të arritur pak ditë më parë. Një dollar sot u këmbye me 112.29 lekë, 0.77 lekë më shumë se një ditë më parë, shkruan monitor.

Në bursa, euro ka humbur pikë ndaj monedhës së gjelbër, duke zbritur në  1.185 USD, duke rënë nga niveli më i lartë  i gati dy viteve, prej 1.2 USD që arriti një ditë më parë.

 Capture111.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070059299468994
array(1) { ["section"]=> string(72) "euro-ne-tregun-vendas-arrin-nivelin-me-te-larte-qe-para-zgjedhjeve-90728" }