Euro zbret në nivelin më të ulët historik që nga viti 2012

Publikuar tek: ekonomi, më 18:10 19-07-2016 Euro zbret në nivelin  më të ulët historik që nga viti 2012

Monedha e huaj euro është zhvlerësuar ndjeshëm në krahasim me atë vendase.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 136.48, që sipas ekspertëve të agjencive të këmbimit valutor në Tiranë është një nivel historik, më i ulëti i arritur që nga gushti 2012 kur një euro u këmbye me afërsisht 136.5 lekë.

Sipas ekspertëve të bankës së Shqipërisë  rënja e euros është mëse normale dhe kjo për tre arsye kryesore:

Së pari ka të bëjë me sezonin e pushimeve dhe kjo ndodh pothuajse çdo vit.

Së dyti,  ka të bëjë me faktin se kompanitë janë në periudhën kur duhet të shlyejnë detyrimet e pagesës së TVSH-së dhe në kushtet kur kanë mungesë likuiditeti janë të detyruar që të prekin rezervat në euro.


Së treti, ka të bëjë dhe me  punimet për realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, çka nënkupton se është rritur angazhimi i firmave shqiptare që punojnë si nënkontraktore.

Sipas tyre këto janë tre faktorët bazë që kanë ndikuar në kuotimin historik të euros kundrejt lekut.

Kursi zyrtar i këmbimit të euros: EUR / LEK 136.48

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079448223114014
array(1) { ["section"]=> string(64) "euro-zbret-ne-nivelin-me-te-ulet-historik-qe-nga-viti-2012-47102" }