Eurokomisioneri Hahn: Reformim i Gjykatës së Lartë dhe KLD-së

Publikuar tek: politike, më 09:34 26-01-2015 Eurokomisioneri Hahn: Reformim i Gjykatës së Lartë dhe KLD-së Eurokomisioneri Johannes Hahn

Johannes Hahn, Komisioneri për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë për Bashkimin Europian thotë se BE-ja pret nga qeveria shqiptare një angazhim serioz dhe të fortë për zbatimin e planit të reformave të miratuara me Bashkimin Evropian. Fokusi sipas tij është reforma në sistemit gjyqësor dhe administratën publike.

Lidhur me Reformën në Drejtësi Hahni ka deklaruar se është i nevojshëm reformimi i Gjykatës së Lartë  dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Tani është koha për veprime konkrete në një reformë të plotë gjyqësore për të forcuar pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin. Ne kemi dhënë rekomandime të qarta për reformimin e Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përmirësuar vlerësimin e gjyqtarëve dhe forcimin e masave mbi konfliktin e interesit.”, thekson Hahni.

Sipas komisionerit të BE-së, duhet luftuar korrupsioni, duke kryer hetime, ndjekje penale e dënime kundër aktiviteteve kriminale.

 “Unë e përkrah vullnetin politik ekzistues që të veprojë me vendosmëri në luftën kundër korrupsionit dhe vë re një trend pozitiv në luftën kundër krimit të organizuar. Çfarë unë pres tani është që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet e saj për të ndërtuar një politikë efektive me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe një rrugëtim intensiv hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh në të gjitha nivelet dhe kundër të gjitha llojeve të aktiviteteve kriminale.

Po kështu për reformën në administratën publike, Hahn shprehet entuziast për miratimin e Ligjit të Shërbimit Civil. “Në të vërtetë, shkarkimet dhe emërimet në shërbimin civil në bazë të përkatësisë politike kanë rrënuar Shqipërinë për shumë vite. Por unë jam i inkurajuar që shoh përparim, duke filluar që me miratimin e ligjit të shërbimit civil. Fokusi tani duhet të jetë në zbatimin rigoroz të legjislacionit, duke përforcuar kështu punën e institucioneve të pavarura dhe transparencën e procedurave”, është shprehur Hahn për Gazetën Shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Replika Rama-Basha për faljen e faturave afrofe
Edi Rama: Naftën në Shqipëri e paguajmë 20% më pak »
Article Logic
Execution time: 0.10685896873474
array(1) { ["section"]=> string(65) "eurokomisioneri-hahn-reformim-i-gjykates-se-larte-dhe-kld-se-1487" }