Euromoney vlerëson Grupin Intesa Sanpaolo me Çmimin e Ekselencës si “Banka më e mirë në Itali”

Publikuar tek: ekonomi, më 11:09 11-07-2016 Euromoney vlerëson Grupin Intesa Sanpaolo me Çmimin e Ekselencës si “Banka më e mirë në Itali”

Euromoney ka vlerësuar Grupin Intesa Sanpaolo me Çmimin e Ekselencës si “Banka më e mirë në Itali” për vitin 2016 në ceremoninë e zhvilluar në Londër.

Ky vlerësim përfshin periudhën nga muaji prill 2015 deri në mars 2016 dhe mbështetet në një gamë të gjerë kriteresh, duke përfshirë të ardhurat, fitimin përpara tatimit, të ardhurat neto, kthimin mbi kapitalin, fitimin për aksion, totalin e aktiveve, totalin e depozitave, totalin e kredive, pjesën e tregut për kredi dhe depozita, kapitalin bazë dhe raportin të ardhura / shpenzime.

Klasifikimi dhe vlerësimi bëhet çdo vit nga Euromoney, një ndër botimet kryesore për tregjet ndërkombëtare bankare dhe financiare, i cili këtë vit feston 25 vjetorin e Çmimeve Euromoney. Klasifikimi vlerëson aspektet sasiore dhe cilësore gjatë vlerësimit të shërbimeve dhe performancës si dhe përdor sondazhet dhe studimet që përfshijnë aktorët institucional në këtë sektor.

Grupi u ofron shërbimet e tij 11.1 milion klientëve nëpërmjet një rrjeti prej afërsisht 4,100 degë të cilat janë të shpërndara në të gjithë Italinë duke zotëruar një pjesë tregu jo më të vogël se 13% në pjesën më të madhe të rajoneve në Itali.

Intesa Sanpaolo gëzon një prani të përzgjedhur në Europën Qendrore Lindore, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut me gati 1,200 degë dhe 8.1 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që ushtrojnë aktivitetin tregtar bankar në 12 vende.

Gjithashtu, rrjeti ndërkombëtar i specialistëve në mbështetje të klientëve korporatë shtrihet në 29 vende, në veçanti në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut dhe në ato zona ku kompanitë dhe shoqëritë italiane janë më shumë aktive si në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë.

 

 

 

 

 

Intesa_Sanpaolo_HQ.jpg

ISP_Group.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02910304069519
array(1) { ["section"]=> string(98) "euromoney-vlereson-grupin-intesa-sanpaolo-me-cmimin-e-ekselences-si-banka-me-e-mire-ne-itali-46179" }