Europa i përulet 'mbretit' të ri, Liverpooli nuk fal dhe pushton kontinentin (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 23:22 01-06-2019 Europa i përulet 'mbretit' të ri, Liverpooli nuk fal dhe pushton kontinentin (VIDEO)

Liverpooli është kampioni i ri i Europës. Skuadra e Jurgen Klopp mbylli një sezon fantastik duke triumfuar në një finale angleze ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-0.

Finalja e Madridit i buzëqeshi 'The Reds' që në fillim të ndeshjes, ku Salah realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tottenham nuk u dorëzua duke bombarduar për minuta të tëra portën e Alisson, por gardiani i Liverpoolit bëri një paraqitje heroike duke mbajtur të paprekur portën e ekipit nga Merseyside.

Divock Origi i shoi të gjitha dyshimet në minutën e 87-ë duke goditur saktë me të majtën.

Pas 3 vitesh dominimi radhazi në Europë të Real Madridit, froni i takon Liverpoolit. Ky është titulli i parë ndërkombëtar për Jurgen Klopp pas 3 finalesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078439712524414
array(1) { ["section"]=> string(86) "europa-i-perulet-mbretit-te-ri-liverpooli-nuk-fal-dhe-pushton-kontinentin-video-166585" }