Europa League/ Humbasin Manchester, Inter dhe Villarreal, rezultate pozitive për shqiptarët

Publikuar tek: sport, më 23:46 03-11-2016 Europa League/ Humbasin Manchester, Inter dhe Villarreal, rezultate pozitive për shqiptarët

Kanë përfunduar edhe 12 ndeshjet e tjera të Europa League-s për mbrëmjen e sotme, ndërsa janë regjistruar rezultate surprizë.

E tillë ishte humbja e Interit ndaj Southampton në Angli, një disfatë me rezultatin 2-1 që erdhi pas një përmbysjeje të vendasve në pjesën e dytë.

Edhe Villarreal ka pasur fatin e Interit, në sfidën që luajti në Spanjë kundër turqve të Osmanlinspor që fituan 2-1.

Qarabag-u i Ansi Agollit fitoi në Greqi kundër PAOK-ut 1-0, ndërsa kapiteni i Kombëtares u aktivizua si titullar.

Zurich i Burim Kukelit barazoi në shtëpi 0-0 kundër Steaua Bucuresti. Mesfushori kuqezi u aktivizua si titullar, ndërsa Armando Sadiku nuk u grumbullua sërish për shkak dëmtimi.

Manchester United humbi në Turqi kundër Fenerbahçes me rezultatin 2-1 në takimin e grupit A në Europa League. Një humbje e hidhur për “djajtë e kuq”, ndërsa ai që ka gjetur ngushëllim në këtë disfatë ka qenë Rooney, i cili realizoi golin e vetëm për anglezët në këtë përballje. Sulmuesi i Manchester shënoi sot golin e 38-të në Europë me “djajtë e kuq”, duke u bërë golashënuesi më i mirë për Mançesterin në kompeticionet Europiane, duke kaluar Ruud van Nistelrooy.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuna në “Elbasan Arena”, FSHF dënon Partizanin dhe Skënderbeun me ndeshje pa tifozë
Ra pre e grabitësve, presidenti Gjici sqaron të vërtetën »
Article Logic
Execution time: 0.0041251182556152
array(1) { ["section"]=> string(94) "europa-league-humbasin-manchester-inter-dhe-villarreal-rezultate-pozitive-per-shqiptaret-58362" }