Europiani mik i bashës, uron Bregun për postin e ri: Nuk ka asnjë dyshim që ti e meriton

Publikuar tek: barometri, më 07:42 29-04-2018 Europiani mik i bashës, uron Bregun për postin e ri: Nuk ka asnjë dyshim që ti e meriton

Majlinda Bregu u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, dhe marrja e këtij posti shkaktoi jo pak diskutime në politikën shqiptare.

Përveç reagimeve nga politikanët tanë, posti i ri i Bregut është përshëndetur edhe nga figura të njohura ndërkombëtare. Së fundmi, Bregu ka marrë një urim të veçantë nga kreu i Partisë Popullore Evropiane Joseph Daul. Nëpërmjet një shkrimi zyrtar, ai e uron Majlinda Bregun për postin e ri, duke besuar se është plotësisht i merituar.

Sipas Daul, duke ditur që është e para femër në këtë pozicion, nuk ka asnjë dyshim që do ta bëjë krenar vendin tonë dhe do të punojë njësoj si në të gjitha postet që ka pasur. Sakaq, Bregu e ka falenderuar në rrjetet sociale ku shprehet: Mirenjohese per mbeshtetjen e vazhdueshme te EPP dhe shpreseplote per bashkepunimin e metejshem! 

Kujtojmë që politikani evropian Joseph Daul është përkrahës i partisë së Lulzim Bashës, madje jo pak herë e ka shprehur hapur këtë gjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02117395401001
array(1) { ["section"]=> string(93) "europiani-mik-i-bashes-uron-bregun-per-postin-e-ri-nuk-ka-asnje-dyshim-qe-ti-e-meriton-118745" }