Eurostat: Çmimet në Shqipëri vijojnë të rriten më shpejt se në Europë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:53 18-05-2018 Eurostat: Çmimet në Shqipëri vijojnë të rriten më shpejt se në Europë

Rritja e çmimeve në Shqipëri vazhdon të jetë mbi mesataren prej 1.4 për qind të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kjo është konfirmuar nga Indeksi i Çmimeve të Harmonizuara të Institutit Evropian të Statistikave, Eurostat.

Sipas këtij indeksi, rritja më e madhe prej 3% është regjistruar në "Veshje dhe këpucë" e ndjekur nga "Aktivitetet e kohës së lirë" me 2.7%, "Ushqime dhe pije joalkolike" me 2.6%, "Qira, uji, karburantet dhe energjia" me 1,6%," Transport "me 1,5%," Pije alkolike" me 1,2%,"Hotele dhe restorante" me 1,0%,"Arsim" me 0,9% , etj, raporton Neësbomb.al.

Në muajin prill 2018, diferenca mujore e matur nga indeksi i çmimeve të harmonizuara për konsum është 0,4%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve në grupet e mëposhtme: "Ushqime dhe pije joalkolike" me 1,4%, pasuar nga "Veshje dhe këpucë" me 0,4%, "Pije alkoolike dhe duhan" me 0,3%, "Transport" dhe "Komunikim me 0,2% secila. Ndërkohë, çmimet e grupit "Aktivitete të kohës së lirë" u rritën me 2%, pasuar nga "Hotelet dhe restorantet" me 1,4%, etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Llaç e tulla, shqiptarët çojnë 74% të parave për ndërtim, njësoj si 20 vjet më parë
»
Article Logic
Execution time: 0.016070127487183
array(1) { ["section"]=> string(75) "eurostat-cmimet-ne-shqiperi-vijojne-te-rriten-me-shpejt-se-ne-europe-121265" }