Eurostat: Rajonet më të pasura dhe më të varfëra të Europës

Publikuar tek: ekonomi, më 14:13 11-04-2017 Eurostat: Rajonet më të pasura dhe më të varfëra të Europës

Janë 4 rajone në Europë që kanë një Produkt të Brendshëm Bruto për frymë dyfish më të lartë se mesatarja e BE-së të barabartë me 28,900 euro.

Sipas raportit të Eurostat,(të dhënat 2015),  rajoni me PBB-në më të lartë për frymë është Inner London – West në Mbretërinë e Bashkuar me 212,800 euro.

-Në vendin e dytë renditet:Grand Ducato në Luksemburg (89.900 euro),

-Në vendin e tretë: Hamburgu në Gjermani (61,700 euro)

-Në vendin e katërt Brukseli ne Belgjikë (63.300 euro).

Të dhënat janë të vitit 2015 dhe shprehen sipas fuqisë së blerjes për frymë.

Po sipas këtyre të dhënave në 2015-n ishin 20 rajone me PBB-në për frymë rreth 50% më të lartë se mesatarja e BE-së.

Pesë prej tyre ishin në Gjermani, katër në Mbretërinë e Bashkuar, në Vendet e Ulëta, një në Austri e nga një në Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Francë, Sllovaki, Zvicër.

Ndërsa sa u përket rajoneve më të varfra pas Severozapaden në Bullgari (29% nën mesatare), rajonet e tjera janë:

-Mayotte në Francë (32%),

-Severen e Yuzhen në Bulgari (të dyja 33%)

-verilindja e Rumanisë (34%).

Nga 19 rajone me PBB-në për frymë më të ulët se 50% e mesatares së BE-së pesë ndodhen në Bullgari, katër në Hungari e në Poloni, tre në Rumani, dy në Greqi dhe një në Francë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067620277404785
array(1) { ["section"]=> string(64) "eurostat-rajonet-me-te-pasura-dhe-me-te-varfera-te-europes-74816" }