Eurostat: Shqipëria dhe Turqia me rritjen më të lartë vjetore të studentëve

Publikuar tek: ekonomi, më 18:08 23-11-2016 Eurostat: Shqipëria dhe Turqia me rritjen më të lartë vjetore të studentëve

Në mesin e vendeve që synojnë anëtarësim në Bashkim Europian, Shqipëria dhe Turqia kanë njohur rritjen më të lartë të vjetore të përqindjes së të rinjve që ndjekin arsimin e lartë.

Eurostat shpjegon se madje ritmet e rritjes janë shumë të larta se mesatarja e BE-së. Numri i studentëve të arsimit të lartë në vendet e BE-së u rrit mesatarisht me 0.6% në vit.  

Gjithashtu të rinjtë që ndjekin studimet e larta kanë pasur një rritje modeste në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi dhe një zgjerim dhe në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Turqia regjistroi rritje mesatare vjetore më të shpejtë, numri i saj i nxënësve të arsimit të lartë pati një rritje mesatare me 11.9% në vit gjatë periudhës 2010-2015, ndërsa norma mesatare e ndryshimit ishte 5.6% në vit në Shqipëri.

Në vitin 2015, përqindja e atyre që lënë arsim dhe programet e trajnimit (pjesa e personave të moshës 18-24 vjeç të cilët kanë përfunduar jo më shumë se një arsim të mesëm dhe nuk ishin të përfshirë në arsim apo trajnim të mëtejshëm) qëndroi në 12.4%.

Shqipëria, Bosnja dhe Turqia regjistrojnë përmasa shumë më të larta të atyre që lënë arsimin dhe trajnimin sesa në 28 vjendet e BE- së ku kulmin e arrin në 35.4% për meshkujt dhe 37.9% për femrat.

Në Shqipëri dhe Serbi, përqindja e atyre që lënë arsimin është më e lartë për meshkujt sesa për femrat.

Nëpër vendet që synojnë anëtarësimin në BE përqindja e nxënësve që ndjekin arsimin e lartë në përgjithësi ishte i afërt me mesataren e BE-së.

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia kanë regjistruar përmasa shumë më të larta të atyre që lënë arsimin dhe trajnimet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031655073165894
array(1) { ["section"]=> string(80) "eurostat-shqiperia-dhe-turqia-me-rritjen-me-te-larte-vjetore-te-studenteve-60461" }