Eurostat: Shqipëria ndër shtetet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në botë (Renditja)

Publikuar tek: ekonomi, më 15:20 04-08-2016 Eurostat: Shqipëria ndër shtetet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në botë (Renditja)

Sipas statistikave  të Eurostat, shqiptarët  renditen të pestët në botë për numrin më të lartë të azilantëve gjatë vitit 2015.

Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian dhe EFTA përgjatë viteve 2005-2015.

Numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian ka pasur ulje dhe ngritje te vazhdueshme deri ne vitin 2010, por numri i tyre nuk i kalon 300 mijë aplikime. Pas vitit 2010, numri i azilkërkuesve ka ardhur në rritje të vazhdueshme, ku në vitin 2015 i kaloi 1 milion azilkërkues.


Numri më i lartë i azilkërkuesve për vitin 2015 vjen nga Siria nga ku numërohen rreth 363 mijë azilkërkues.

Pas Sirisë vjen Afganistani me rreth 178 mije azilkërkues dhe Iraku me rreth 121 mije azilkërkues. Interesant është fakti që në listën e vendeve azilkërkuese Kosova dhe Shqipëria renditen përkatësisht në vend të katërt dhe të pestë.

Në vitin 2015, rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE dhe EFTA, duke e renditur Shqipërinë në vendin e pestë për nga numri më i lartë i azilkërkuesve.

Rreth 82% e shqiptarëve kanë kërkuar azil në shtetin Gjerman, ndërsa pjesa tjetër është ndarë në përqindje te vogla mes shteteve te tjera. 

EURO_STAT.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026551008224487
array(1) { ["section"]=> string(93) "eurostat-shqiperia-nder-shtetet-me-numrin-me-te-larte-te-azilkerkuesve-ne-bote-renditja-48754" }