EUROVIZION/ Eleni Foureira një shqiptare e vërtetë, nuk mbështeti as Qipron dhe as Greqinë por Jonida Maliqin

Publikuar tek: kulture-art, më 10:28 17-05-2019 EUROVIZION/ Eleni Foureira një shqiptare e vërtetë, nuk mbështeti as Qipron dhe as Greqinë por Jonida Maliqin

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e cila jeton në Greqi dhe përfaqësoi vitin e kaluar Qipron në Eurovizion, ka treguar edhe njëherë që nuk harron se nga vjen.

 

Eleni, mbrëmë i ka dedikuar një postim këngëtares shqiptare Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ duke shkruar 'Shqipëri, zemër'.

Eleni nuk mbështeti as Greqinë dhe as Qipron por Shqipërinë duke i emocionuar sërish të gjithë.

Jonida i është përgjigjur gjithashtu me një postim ku i shkruan: ‘Të dua’.

Mbështetja e Elenit, e cila i vuri ‘flakën’ vjet skenës me ‘Fuego’ është shumë e madhe për Shqipërinë pasi siç dihet, ajo tashmë është një këngëtare e njohur ndërkombëtarisht.

Screenshot_19.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029890060424805
array(1) { ["section"]=> string(114) "eurovizion-eleni-foureira-nje-shqiptare-e-vertete-nuk-mbeshteti-as-qipron-dhe-as-greqine-por-jonida-maliqin-164662" }