Eurovizion/ Si do ndahen pikët mes shteteve? Ja se ç'thotë “google”

Publikuar tek: kulture-art, më 16:53 22-05-2015 Eurovizion/ Si do ndahen pikët mes shteteve? Ja se ç'thotë  “google”

Të gjithë shqiptarët përveçse presin me padurim se si do të shkojë performanca e këngëtares tonë Elhaida Dani nesër në skenën e Eurovizionit, duan të dinë edhe se si do votohet nga shtetet pjesëmarrëse. Nëpërmjet motorrit të kërkimit “Google” Top Channel, shkruan se Rusia rezulton si më e kërkuara nga shtetas të shteteve të ndryshme dhe me shumë gjasë pritet të fitojë Eurovizionin.

Ja disa statistika të publikuara nga Top Channel:

Në Shqipëri - Elhaida kërkohet më së shumti dhe kjo nuk përbën aspak surprizë. Por, ajo që bie në sy është se Australia ka marrë aq shumë kërkime, saqë renditet e dyta mes shqiptarëve. E njëjta situatë raportohet edhe nga Kosova.

Në Itali - Sigurisht kërkimet më të shumta i ka marrë kënga italiane “Il Volo”, e menjëherë pas saj shkodranja me “I’m Alive”, kjo falë edhe popullaritetit tepër të madh, që Elhaida ka fituar në vendin fqinj, që pas fitores së “The Voice of Italy”.

Në Greqi - Helenët nuk mund të mos kërkonin më së shumti qiprioten Maria Elena Kyriakou, e cila përfaqëson Athinën në “Eurovision”, e pas saj renditet Rusia, ndoshta edhe për shkak të “lidhjes ortodokse” që kanë dy vendet respektive.

Në Maqedoni - Elhaida triumfon ndër kërkimet në “Google”, sigurisht edhe për shkak të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët janë faktor shtetformues në vendin tonë fqinj. Por, shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë duket se preferojnë ende këngët serbe, pasi në vend të dytë është pikërisht Serbia.

Në Serbi - Nuk po zgjatemi shumë, sepse vendi i parë dihet si kudo thuajse. Por çudi bën vendi i dytë, pasi shtetasit serbë duket se janë tërhequr më shumë nga kënga përfaqësuese e Gjeorgjisë, sesa nga ajo e Rusisë.

Në Mal të Zi - Edhe pse kemi një komunitet jo të vogël shqiptarësh në vendin fqinj, mbizotërojnë më shumë kërkimet preferenciale për Serbinë dhe Rusinë, respektivisht e para dhe e dyta, ashtu sikurse dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Për të kaluar më tej në rajon - Bullgaria favorizon Rusinë dhe Italinë, Rumania ka më shumë preferenca për këngën e saj dhe më pas për Rusinë, ndërsa në Kroaci ka më shumë kërkime për këngën serbe dhe më pas për atë italiane.

Në një aspekt më të gjerë sesa rajoni, thjesht mund të themi se kërkimet në “Google” i japin “fitoren” Spanjës, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Australia, e me radhë: Italia, Franca, Belgjika, Rusia.

                       

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet veshja e Elhaidës nesër në finalen e madhe (FOTO)
Elhaida çmend në provën para finales (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.031828165054321
array(1) { ["section"]=> string(69) "eurovizion-si-do-ndahen-piket-mes-shteteve-ja-se-c-thote-google-11747" }