Eurovizioni ‘i hap dyert’ Eugent Bushpepës, shtëpia diskografike i bën ofertën e madhe

Publikuar tek: kulture-art, më 18:38 17-05-2018 Eurovizioni ‘i hap dyert’ Eugent Bushpepës, shtëpia diskografike i bën ofertën e madhe Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa padyshim që ka bërë një përfaqësim dinjitoz për Shqipërinë në Eurovizion, ndërkohë që zëri i tij ka elektrizuar skenën e spektaklit.

Por mesa duket renditja në vendin e 11-të nuk paska qenë edhe aq pa gjë. Gjatë një interviste për “Top Show”, Bushpepa ka pranuar se i ka ardhur një ofertë për një turne europian nga një kompani diskografike e rëndësishme në Britani.

Sipas këngëtarit, shtëpia diskografike quhet “Stereophonics”, ndërsa ka thënë se tashmë janë në kontakt të plotë me njëri-tjetrin

Kemi marrë kontaktet, kemi shkëmbyer emailet dhe do të punojmë me shpresën që të bëjmë një turne europian”, ka thënë Eugenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese”, fituesja e Eurovizion flet për Shqipërinë dhe Ballkanin
»
Article Logic
Execution time: 0.0042140483856201
array(1) { ["section"]=> string(90) "eurovizioni-i-hap-dyert-eugent-bushpepes-shtepia-diskografike-i-ben-oferten-e-madhe-121138" }