Eurozone i jep fund kartëmonedhës 500-euroshe, nuk do prodhohet më

Publikuar tek: ekonomi, më 13:24 02-01-2019 Eurozone i jep fund kartëmonedhës 500-euroshe, nuk do prodhohet më

"Më 27 janar të 2019-ës, 17 nga 19 bankat qendrore kombëtare në zonën e Euros nuk do të lëshojnë më kartëmonedha 500-euroshe”, kështu njofton Banka Qendrore Europiane në faqen e saj zyrtare.

Megjithatë, Austria dhe Gjermania do të vazhdojnë të printojnë kartëmonedha të tilla deri më 26 prill,  kjo për qëllim "që të garantohet një tranzicion i lehtë, por edhe për shkaqe logjistike”, shkruhet më tej në njoftimin e BQE-së.

Ndërkohë, kartëmonedhat 500-euroshe në qarkullim do të mbeten të ligjshme dhe do të përdoren për të kryer pagesa.

Kujtojmë se Banka Qendrore Europiane lajmëroi në maj të vitit 2016 se do të ndalonte së prodhuari kartëmonedhat 500-euroshe, duke thënë në atë kohë kjo gjë do të ndodhte rreth fundit të vitit 2018, për shkak të “shqetësimeve se këto monedha lehtësojnë aktivitetet e paligjshme”.

Kartëmonedha me prerjen më të madhe të zonës së monedhës së përbashkët është një prej më të vlefshme në botë, së bashku me kartëmonedhën 1.000 franga zvicerane (1.017 USD apo 888 euro).

Për shkak të vlerës së lartë të saj  ekspertët besojnë se kartëmonedhat 500-euroshe janë bërë të vyera për kriminelët që pastrojnë paratë apo edhe për financimin e terrorizmit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045314073562622
array(1) { ["section"]=> string(72) "eurozone-i-jep-fund-kartemonedhes-500-euroshe-nuk-do-prodhohet-me-147255" }