Evakuimi i civilëve në Alepo, Turqia nis ndërtimin e një “qyteti” për strehimin e 1000 personave

Publikuar tek: bota, më 14:48 18-12-2016 Evakuimi i civilëve në Alepo, Turqia nis ndërtimin e një “qyteti” për strehimin e 1000 personave

Në kuadër të evakuimit të pjesës lindore të Alepos i cili gjendet nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe grupeve të ndryshme pro regjimit, në qarkun Reyhanli të qytetit Hatay në Turqi është duke u ndërtuar një qytet tendë me kapacitet prej një mijë personash, raporton Anadolu Agecncy (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e përgjithshme e shtypit dhe informacionit të plagosurit të cilët janë në gjendje kritike do të mjekohen në Turqi, pasi që janë nxjerrë nga zona e sigurisë në veri të Halepit dhe të cilët më pas janë dërguar në Idlib.

Vazhdojnë punimet për emigrimet e mundshme. Në Reyhanli po vazhdojnë përgatitjet për civilët të cilët do të vijnë të strehohen në Turqi. Poashtu është duke u ndërtuar një qytet tendë me kapacitet prej një mijë vetash më qëllim të strehimit të grupeve të pafavorshme.

Në afërsi të pikës kufitare Cilvegözü në Qendrën e Akomodimit të Pelegrinazhit janë duke u ndërtuar 18 tenda në një hapësirë prej 112 kilometra katrorë.

Nisën përgatitjet infrastrukturore

Në koordinim të AFAD u përcaktuan 3 rajone të qendrave të strehimit të përkohshëm të cilat planifikohen të ndërtohen në Siri për civilët e evakuuar nga Alepo.

Nisën përgatitjet infrastrukturore në këto rajone. Kurse AFAD ka sjellë kontejner banjosh, 238 tenda, gjeneratorë dhe materiale infrastrukturore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022685050964355
array(1) { ["section"]=> string(99) "evakuimi-i-civileve-ne-alepo-turqia-nis-ndertimin-e-nje-qyteti-per-strehimin-e-1000-personave-63038" }