Eveniment i rëndësishëm në Gjirokastër, Ismail Kadare do vizitojë qytetin e gurtë për 2 ditë dhe ka një kërkesë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:07 12-05-2016 Eveniment i rëndësishëm në Gjirokastër, Ismail Kadare do vizitojë qytetin e gurtë për 2 ditë dhe ka një kërkesë

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm: ardhjen në qytetin e gurtë të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Ismail Kadare, siç thotë kryetarja e Bashkisë, ka vetëm një kërkesë: takimi me bashkëqytetarët dhe dhurimi i autografëve për gjithë lexuesit.

“Në datat 13 dhe 14 maj, Gjirokastra përjeton një tjetër eveniment mjaft të rëndësishëm, vizitën e djalit të saj dhe krenarisë sonë kombëtare e ndërkombëtare, shkrimtarit Ismail Kadare.

Është kënaqësia ime e veçantë t’i uroj mirësearrdhjen pas 9 vitesh mungesë dhe jam e sigurt që edhe ju jeni të entuziazmuar për këtë ngjarje. Gjatë bisedave paraprake që kam bërë me shkrimtarin, kërkesa e tij e vetme ishte takimi me bashkëqytetarët dhe dhurimi i autografëve për gjithë lexuesit. Kemi planifikuar ta organizojmë këtë takim ditën e premte, datë 13 maj, ora 19.30, në katin e katërt të kompleksit “Çajupi” për t’u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të jenë pjesë e këtij takimi miqësor”, bën me dije Bashkia e Gjirokastrës.

Ndërkohë, ditën e shtunë, më datë 14 maj, përkthyesit zyrtarë të shkrimtarit nga gjithë bota dhe anëtarë të nderuar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të jenë së bashku me z. Kadare në Gjirokastër në një tjetër aktivitet dinjitoz, konferencën shkencore “Shekulli i Kadaresë”.

“Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e mirëseardhjes së personalitetit Kadare”, përmbyll njoftimin Bashkia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë në Shqipëri, këngëtarja greke e dashur për shqiptarët këndon sonte në Tiranë për 3 orë rresht
Keni dëgjuar një mongol të këndojë në shqip? Ky është momenti për “Lule Bore” (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.026922941207886
array(1) { ["section"]=> string(116) "eveniment-i-rendesishem-ne-gjirokaster-ismail-kadare-do-vizitoje-qytetin-e-gurte-per-2-dite-dhe-ka-nje-kerkese-40221" }