Eventi special në Bankën e Shqipërisë, Artan Lame leksion për monedhën shqiptare ndër vite

Publikuar tek: ekonomi, më 20:40 01-11-2017 Eventi special në Bankën e Shqipërisë, Artan Lame leksion për monedhën shqiptare ndër vite

Në ambientet e muzeut të Bankës së Shqipërisë u zhvillua një aktivitet i quajtur “Netët e Muzeut” me një leksion nga Artan Lame.

Aktiviteti u zhvillua me rastin e 2-vjetorit të çeljes së Muzeut të Bankës së Shqipërisë, i cili përkon edhe me përvjetorin e 79-të të inaugurimit të ndërtesës së Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

Screenshot_22.jpg

Ky cikël leksionesh synon të bashkërendojë dhe integrojë njohuri mbi monedhën në ekspozitën e Muzeut të Bankës së Shqipërisë me informacion të gjendur në arkiva, biblioteka, koleksione private apo edhe të shfaqur përmes arkitekturës, skulpturës, arteve vizive dhe fotove të muzeve të tjera të vendit.

Në fjalën e mirëseardhjes, Elisabeta Gjoni, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, ndër të tjera, theksoi edhe synimin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë për të qenë “...jo vetëm një vend ku vihet për të shijuar një ekspozitë, por edhe një vend ku mund të shkëmbehen mendime e ide”.

Leksionin e parë të këtij cikli e mbajti z. Artan Lame, koleksionist dhe njohës i shquar i numizmatikës dhe medalistikës shqiptare e osmane, si dhe studiues i historisë shqiptare e veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Screenshot_18.jpg

Z. Lame, prezantoi për të pranishmit temën “Monetimi në trojet shqiptare gjatë Periudhës Osmane”. Në leksionin e tij Lame trajtoi çështjet e monedhës osmane, që prej lindjes së saj në shek. XIV deri në Reformat e Tanzimatit në shek. XIX, karakteristikat dhe llojet e monedhave të qarkulluara në trojet shqiptare.

Screenshot_19.jpg

Më tej në fjalën e tij Artan Lame foli edhe për qarkullimin monedhave evropiane, të përdorura në trojet shqiptare para dhe gjatë përdorimit të monedhës osmane. Në përfundim të aktivitetit u zhvillua një sesion pyetje-përgjigjesh me dëgjuesit dhe u kryen vizita në Muze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020871162414551
array(1) { ["section"]=> string(95) "eventi-special-ne-banken-e-shqiperise-artan-lame-leksion-per-monedhen-shqiptare-nder-vite-98007" }