Evertoni në “zi”, ndahet nga jeta heroi i tyre Andy King në moshën 58 vjeçare

Publikuar tek: sport, më 20:26 27-05-2015 Evertoni në “zi”, ndahet nga jeta heroi i tyre Andy King në moshën 58 vjeçare Andy King i Everton

Tifozët dhe drejtuesit e Evertonit janë në shok të madh, pasi në moshën 58-vjecare ndërroi jetë legjenda e “karamelave” dhe njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e klubit, Andy King.  Ai ka qenë një ndër lojtarët më karizmatikë të viteve 1970 dhe vdiq nga një goditje në zemër në moshën 58 vjeçare. 

Për Evertonin ka luajtur më shumë se 250 ndeshje dhe shënoi 67 gola. Ai gjithashtu ka vuajtur nga një goditje në zemër në vitin 2009. Andy King firmosi një kontratë prej 35 mijë paudësh në 1976 nga Billu Bingham pas vetëm 33 ndeshjesh në Luton Toën dhe më pas u morn ë klubet më të mëdha.

Në një deklaratë të klubit Dons thuhet: “Milton Keynes Dons Football Club janë thellësisht të mërzitur të mësojnë që Andy King u nda nga jeta në moshën 58 vjeçare”.
“Mendimet shkojnë për bashkëshorten e Andy, Barbara, familjen e tij dhe miqtë të cilët janë në një moment të vështirë”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Morën 100 milionë $ arrestohen 6 zyrtarë të FIFA-s
Blatter: Unë fal, por nuk harroj »
Article Logic
Execution time: 0.024976015090942
array(1) { ["section"]=> string(80) "evertoni-ne-zi-ndahet-nga-jeta-heroi-i-tyre-andy-king-ne-moshen-58-vjecare-12105" }