Fabio Capello: Problemi i Realit është Ronaldo

Publikuar tek: sport, më 19:46 06-10-2016 Fabio Capello: Problemi i Realit është Ronaldo

Trajneri i njohur italian Fabio Capello, i cili në mesin e shumë klubeve ka drejtuar edhe Real Madridin, konsideron se problemi momental i “klubit madrilen” është ylli i saj më i madh portugez Cristiano Ronaldo.

Reali gjendet në një seri prej katër ndeshjesh pa fitore, por edhe pa humbje. Madrilenët barazuan me Villarealin, Las Palmas dhe Eibar në La Ligën spanjole, dhe me Borusia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” për herë të fundit kanë fituar më 18 shtator si mysafir në Espanyol me 2:0. “Problemi momental i Real Madridit është Cristiano Ronaldo. Sepse nuk është i përgatitur mirë fizikisht, ndërsa është futbollisti i tyre më i mirë”, ishte i qartë Capello në deklaratën për mediat spanjolle.

Capello në karrierën e tij të pasur si trajner nga dy herë ka drejtuar Milanin dhe Real Madridin, ndërsa nga një herë Romën dhe Juventusin. Ai ishte edhe trajneri i Anglisë dhe i Rusisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës, bëhen publike formacionet e ekipeve
E çuditshme, UEFA ia anulon golin Jahmir Hykës të shënuar në pjesën e parë »
Article Logic
Execution time: 0.018618106842041
array(1) { ["section"]=> string(51) "fabio-capello-problemi-i-realit-eshte-ronaldo-55315" }