Facebook do t’i testojë filtrat e “lajmeve të rreme” në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 17:16 15-01-2017 Facebook do t’i testojë filtrat e “lajmeve të rreme” në Gjermani

Facebook do nisë së shpejti të shënojë histori të caktuara si lajme false, në një testim që do nisë nga Gjermania.

Nevoja për të kontrolluar, shënuar dhe më pas ndaluar përhapjen e “lajmeve të rreme” u shfaq pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ekipi i Hillary Clinton dhe një sërë mediash që e mbështesnin atë, dolën në konkluzionin se përhapja masive e “lajmeve të rreme” në Facebook pati një ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve, shkruan Newsbomb.al.

Tashmë Facebook, që u fajësua për lejimin e përhapjeve të lajmeve të rreme, ka ngritur mekanizmin e ri të cilin do ta testojë në Gjermani.

Filtrat do funksionojnë duke i dhënë mundësinë përdoruesve të raportojnë një histori si “false”, më pas Facebook do ta shqyrtojë atë, dhe nëse vendos, do ia dërgojë një grupi gazetarësh të cilët do të vendosin nëse është “lajm fals”.

Në rast se shkrimi shënohet si fals, Facebook do ndalojë përhapjen e tij në rrjetin social. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13274908065796
array(1) { ["section"]=> string(68) "facebook-do-t-i-testoje-filtrat-e-lajmeve-te-rreme-ne-gjermani-65584" }