Facebook ndryshon politikën pas kritikave, vendos Safety Check edhe për bombardimin në Nigeri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:11 18-11-2015 Facebook ndryshon politikën pas kritikave, vendos Safety Check edhe për bombardimin në Nigeri Mark Zuckerberg, CEO i Facebook

Facebook po ndjek praktikën për të vendosur Safety Check më shpesh, duke aktivizuar butonin për të dytën herë brenda javës, për shkak të shpërthimit me bombë në Nigeri. 

“Ne aktivizuam Safety Check kundër bombardimit në Nigeri” tha CEO i facebook, Mark Zuckerberg në një deklaratë në facebook. “Humbja e një jete njerëzore është tragjedi dhe jemi të angazhuar të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar njerëzit në këto situata”.

Të paktën 31 persona u vranë dhe 72 të tjerë u plagosën gjatë një bombe që shpërtheu në qytetin Nigerian të Yola të martën, sipas një zyrtari lokal të Kryqit të Kuq.

Facebook u përball me kritika pas aktivizimit të Safety Check pas sulmeve në Paris javën e kaluar. Ndërkohë që 4 milionë njerëz e përdorën këtë buton disa përdorues pyetën se pse kjo nuk ishte përdorur edhe në sulme të tjera, duke përfshirë Bejrutin.

yola

Politikat e facebook ishin për të aktivizuar këtë buton vetëm për tragjedi natyrore, deri në sulmet e Parisit. Por Zuckenberg thotë se në të ardhmen, kjo do të përdoret edhe për tragjeditë njerëzore. “Jemi duke punuar shpejt për të zbatuar kritere për këtë politikë të re dhe të vendosim se kur ky shërbim do të jetë i nevojshëm” tha Zuckerberg të martën. Nuk është e qartë sesa shpesh do të përdorë facebook këtë buton. Por, përgjigja me Nigerinë tregon se do të përdoret më shpesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02488899230957
array(1) { ["section"]=> string(98) "facebook-ndryshon-politiken-pas-kritikave-vendos-safety-check-edhe-per-bombardimin-ne-nigeri-25699" }